Pas përfundimit të mbledhjes se Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se këtë të mërkurë ekspertët paraqitën një sërë propozimesh.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri u shpreh se ka ndasi mes palëve për çështjen e administratës zgjedhore dhe Kolegjit Zgjedhore, ndërsa bëri thirrje që negociatorët të mos jenë nën trysninë e deklaratave politike.

 “Ne duam depolitizim të sistemit zgjedhor. Nuk mund të përdoren deklarata publike si sebep për të ikur nga tavolina. Jemi mbledhur për të përcaktuar disa pika që rekomandim OSBE. Rama e ka thënë se do të ulej me zotin Basha për konsensus. Ekspertët do të vazhdojnë punën që nesër. Ne duam të gjejmë zgjidhje që të ketë kompromis. Palët duhet të shprehen për cështjet që janë në tavolinë.

Mes të tjerash, ai tha se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për financimin e partive.

Ndërkohë, mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *