Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e kolaicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha pas debateve mes përfaqësuesve të PD e LSI, se  vendosi që të regjistrojë si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK, emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” dhe partia udhëheqëse është LSI”.

 

“Secili prej jush dha mjaftueshëm argumente. Vlerësimi i KQZ është si vijon. Ne konsiderojmë që duke arsyetuar edhe pretendimet e përfaqësuesit të PD për legjitimitetin e kërkesës në raport me afatin. Këtë kërkesë po e shqyrtojmë sot. LSI figuron të jetë e regjistruar si subjekt zgjedhor.

 

Nuk mund të them që pretendimi i PD ishte alogjik por si pretendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke shqyrtuar një kërkesë të rikonfirmuar nga LSI të interes të tyre për një koalicion zgjedhor në këto zgjedhje. Ndaj vlerësoj që kërkesa e subjektit zgjedhor LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion me subjektin zgjedhor që ajo ka zgjedhur në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë. Lidhur me pjesën material mendoj që ai pretendim qëndron sa i përket disa aspekteve identifikuese dhe zgjedhore. Nuk qëndron kërkesa nga ana e PD për ta kthyer për plotësim.

 

Do ishim në këtë situatë nëse do kishim mungesë të dokumentacionit përkatës. I kemi të gjitha elementët për të regjistruar një parti politike. Kemi edhe diçka më shumë që vlerësojmë si të panevojshme. Kërkesa në përbërje të saj për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Kërkesa për të përfshirë në simbole, sigla apo edhe në thelbin e vet element që lidhen me PD nuk mund të pranohen.

 

Jo vetëm për faktin që i mungon interesi PD për këtë koalicion.Ajo që vlen më shumë është diskutimi për simbolet që mund të krijojmë konfuzion te zgjedhësit. Unë vendos që të regjistroj si subjekt zgjedhor koalicionin LSI-PSD. Emri është shtëpia e Lirisë. Partia udhëheqëse është LSI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe kundër Këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 24 orëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *