Subscribe

Nis testimi për kandidatet qe synojnë postin e drejtorit te spitaleve rajonale dhe universitare. 75 konkurrente, drejtues aktuale e jo vetëm, i janë nënshtruar paraditen e se premtes provimit me shkrim. 22 konkurrente synojnë drejtimin e 5 spitaleve te mëdha, ndërsa 53 kandidate garojnë per 11 spitalet rajonale.

 

Ministria e shendetesise Ogerta Manastirliu deklaroi se ky proces është transparent dhe drejtuesit e rinj do te zgjidhen sipas meritës.

 

Teza e provimit është hartuar nga eksperte te fushës ne bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike. Pas provimit me shkrim, tre ditët e para te nëntorit zhvillohet testimi me goje. Ne mbyllje te gjithë procesit, do te zgjidhen 16 drejtuesit e rinj te spitaleve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *