Deputeti socialist dhe njëkohësisht ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Xhafaj si ish-kryetar i Komisionit që hartoi Reformën në Drejtësi, ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë.

 

Në mesazhin e tij në Twitter, Fatmir Xhafaj kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri.

 

 

“Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë. Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike.Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *