Hetimet për ish- numrin dy të qeverisë Belinda Balluku janë zgjatur me tre muaj.
Ky vendim është marrë nga prokurori Dritan Prençi, ndërsa në dijeni është vënë edhe ekipi mbrojtës i të pandehurve.
Zgjatja e hetimeve do të shërbejë për marrjen e disa dëshmive që janë më interes për procedimin penal.
Balluku dhe të pandehurit e tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprën penale shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.





