E martë, 20 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata për jetën private, a kanë fermeret një histori të mbartur nga jashtë

Në Ferma VIP është përshkallëzuar konflikti mes dy fermereve Malbora dhe Sara, të cilat prej ditësh kanë pasur përplasje të forta brenda lojës.

Situata është bërë edhe më e diskutueshme pasi disa herë, përfshirë edhe gjatë spektaklit Prime, Malbora ka përmendur jetën e Sarës jashtë fermës, duke deklaruar se e njeh mirë atë dhe madje edhe bashkëshortin e saj. Këto deklarata kanë shkaktuar debat si brenda ashtu edhe jashtë formatit.

Reklamë

Gjatë një përplasjeje të fundit, Sara i është drejtuar Malborës duke e akuzuar se ndërhyn në çdo marrëdhënie brenda dhe jashtë lojës, duke theksuar pretendimet e saj se Malbora njeh edhe bashkëshortin e saj.

“Ti futesh në çdo dyshe. Te dyshet brenda dhe te dyshet jashtë. Ke thënë që njeh edhe burrin tim“, i tha Sara.

Reklamë

Në Ferma Club, opinionistja Çiljeta ka komentuar situatën, duke thënë se nuk i ka pëlqyer fakti që Malbora ka përmendur familjen e Sarës, ndërsa shtoi se edhe Sara duhet të tregojë më shumë vetëpërmbajtje në reagimet e saj. Sipas saj, loja e fortë është e mirë, por mund të kthehet në antipati nëse teprohet me zhurmë dhe konflikte.

“Nuk më ka pëlqyer fakti që Malbora i ka përmendur burrin Sarës. Por edhe Sara duhet të jetë më e përmbajtur në reagimet e saj. Më pëlqen që ajo luan, por nuk ka kuptuar që duke dashur të bëjë zhurmuesen mund të bëhet antipatike“, tha Çiljeta.

Ndërkohë, Malbora është përfolur më herët edhe për një tjetër situatë në lojë, ku është aluduar si faktor tensioni në marrëdhënien mes Vanesës dhe Indrit, pas deklaratave të saj se e njeh Indritin edhe jashtë formatit.

/vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Vazhdo të lexosh

Reklamë