Rritja e çmimit të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, po godet drejtpërdrejt bizneset që e kanë naftën si lëndë të parë, mes tyre edhe autoshkollat. Nëse situata vijon, operatorët paralajmërojnë rritje të çmimeve për patentat dhe rrezik për paralizim të aktivitetit.
“Si të gjithë sektorët e tjerë, edhe sektori i autoshkollave do të paralizohet nga rritja e këtij çmimi. Unë do t’i bëja thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa në këtë drejtim. Qoftë me heqjen e përkohshme të taksave që paguan te litri i naftës apo kompensime të tjera që mund t’i bëjnë sektorit të autoshkollave, siç po veprohet me transportin publik apo bujqësinë”, tha Qani Xhafa, Drejtues autoshkolle në Elbasan
Sipas drejtuesve të autoshkollave, alternativat si përdorimi i mjeteve elektrike apo me gaz konsiderohen të papërshtatshme për kursantët e rinj, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e situatës aktuale.
Autoshkollat në Elbasan shprehen se aktualisht, pavarësisht kostove në rritje, po punojnë me të njëjtat tarifa, duke ulur ndjeshëm fitimet.
/vizionplus.tv





