Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 January 2026
Vizion fokus

Të paktën 45 mijë familje në Berlin mbetën në...

“Kush dëmton shtetin, paguan nga xhepi”, deputeti i PD...

Sulme e diplomaci në Ukrainë, takime në nivele të...

Trump nuk i ndahet Groenlandës, Danimarka: Territori na përket...

FOTO/ Maduro dhe gruaja e tij dalin nga paraburgimi,...

Nuk mori pjesë në seancën paraprake të GJKKO, Drejtoria...

Sulmohet shtëpia e zëvendëspresidentit amerikan, thyhen dritaret e rezidencës,...

Arrestohet 26-vjeçari në Fier, policia e kap me kokainë...

Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gjykata e Shkodrës lë...

Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes sulmeve vdekjeprurëse...

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bisedimet për paqe dështojnë

4 Janar 17:20

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur se, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje diplomatike për përfundimit e luftës gjatë bisedimeve të tanishme për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë nga Rusia.

“Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto, dhe, siç thashë, kjo varet nga partnerët tanë, pra nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Rusinë ta ndalë luftën, do të ketë një rrugë tjetër: të mbrohemi”, tha Zelensky më 3 janar, në prag të një jave tjetër të ngjeshur diplomacie.

Këto komente pasqyrojnë ato që udhëheqësi ukrainas i shprehu në fjalimin e tij të Vitit të Ri, kur theksoi se marrëveshja për paqe me Rusinë nuk mund të arrihet “me çdo kusht”.

“Çfarë dëshiron Ukraina? Paqe? Po. Me çdo kusht? Jo. Ne duam që lufta të përfundojë, por jo që Ukraina të marrë fund”, tha Zelensky në fjalimin e tij televiziv.

Shpresë, frikë, lodhje dhe qëndresë në Dnjipron e kohës së luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në nëntor 2025 e shtyu Zelenskyn ta pranonte një propozim për paqe, i cili përmban 28 pika. Shumëkush e kishte vlerësuar këtë plan si shumë të favorshëm për Rusinë.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë – të udhëhequr nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – u mobilizuan për ta hartuar një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që përfshinte më shumë interesat e Kievit, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë dhe integritetit territorial.

Garancitë e sigurisë, rimëkëmbja ekonomike

Zelensky foli ndërsa këshilltarë të sigurisë nga 15 vende aleate u mblodhën në kryeqytetin ukrainas, ku shtjelluan hollësitë e planit të paqes që po zhvillohet, përfshirë garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.

Pak hollësi u bënë të ditura nga ky takim, por negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se pjesëmarrësit “diskutuan garancitë e sigurisë, pikat e planit të paqes, rimëkëmbjen ekonomike dhe çështjet ushtarako-politike”.

Umerov deklaroi se “për shumicën e qëndrimeve, 90 për qind e planit të paqes, tashmë është arritur pajtueshmëri; puna vazhdon për hollësitë”.

Zelensky, në fjalimin e tij të 31 dhjetorit, tha gjithashtu se marrëveshja “90 për qind është arritur”, por paralajmëroi se do të jetë e vështirë të arrihet pajtueshmëri për 10 për qindeshin e mbetur.

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, iu bashkua takimit përmes një video-lidhjeje, ndërsa përfaqësues nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian morën pjesë fizikisht.

Takimi do të pasohet nga të paktën dy takime të tjera të rëndësishme gjatë javës në vijim.

Më 5 janar, Ukraina do të presë një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane dhe të tjerëve.

“Takimi synon sigurimin e koordinimit shtesë të veprimeve me aleatët në dimensionin e sigurisë”, tha Umerov.

Macron premton angazhime “konkrete”

Të nesërmen, në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë një takim të udhëheqësve evropianë. Macron tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se shtetet evropiane dhe aleatët e tjerë do të bëjnë zotime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës gjatë bisedimeve.

Zelensky shprehu shpresën për një samit të udhëheqësve botërorë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të janarit, për t’i diskutuar propozimet e paqes.

Zelensky shpalos një plan 20-pikësh për paqe

“Ne do të përgatitemi për një takim në Shtetet e Bashkuara në nivel udhëheqësish. Do të donim që e gjithë kjo të ndodhte në janar, deri në fund të janarit”, tha Zelensky.

Rusia nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedimet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara apo evropianët, ndërsa Kievi kërkon garanci të forta që do të shoqëronin çdo marrëveshje të mundshme paqeje.

Trump “i pakënaqur” me udhëheqësin rus

Ndërkohë, më 3 janar, Trump shprehu zhgënjimin e tij me presidentit rus, Vladimir Putin, për vazhdimin e luftës në Ukrainë.

“Nuk jam i kënaqur me Putinin. Ai po vret shumë njerëz”, u tha Trump gazetarëve në resortin e tij në Florida. Trump e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe ka thënë se beson se udhëheqësi rus është i interesuar për një marrëveshje paqeje./REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Vizion Plus Zelensky

Nga e njëjta kategori

Të paktën 45 mijë familje në Berlin mbetën në errësirë, dyshohet se ekstremistët e majtë shkatërruan kabllot elektrikë

më shumë...

“Kush dëmton shtetin, paguan nga xhepi”, deputeti i PD Bujar Leskaj depoziton projekligj në Kuvend

më shumë...

Dëme nga moti i keq në bujqësi, fermerët në Fier: Temperaturat e ulta shkatërruan sipërfaqet me perime

më shumë...

Sulme e diplomaci në Ukrainë, takime në nivele të larta për të diskutuar rreth të ardhmes së luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

3:07

Të paktën 45 mijë familje në Berlin...

2:55

“Kush dëmton shtetin, paguan nga xhepi”, deputeti...

2:51

Dëme nga moti i keq në bujqësi,...

2:51

Sulme e diplomaci në Ukrainë, takime në...

2:37

Trump nuk i ndahet Groenlandës, Danimarka: Territori...

2:28

Goditi disa herë me thikë një shtetas...

2:08

FOTO/ Maduro dhe gruaja e tij dalin...

2:01

Ilir Meta mbetet në burg, avokati Cakrani...

1:50

Nuk mori pjesë në seancën paraprake të...

1:41

Sulmohet shtëpia e zëvendëspresidentit amerikan, thyhen dritaret...

1:32

Arrestohet 26-vjeçari në Fier, policia e kap...

1:26

Ju është derdhur verë e kuqe mbi...

1:17

Jo vetëm dieta, por ky është sekreti...

12:39

Cila shenjë e Horoskopit do të jetë...

12:17

Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gjykata e...

12:00

Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes...

11:54

Berisha nuk “harron” Dumanin, kreu i PD...

11:37

Adriatik Lapaj përfundon në spital, mori dëmtime...

11:17

Maduro sot përpara Gjykatës, Trump nuk përjashton...

Foto arkiv
11:08

Shoferi i makinës përplas këmbësoren në aksin...

Më të klikuarat

  • Cila shenjë e Horoskopit do të jetë më mirë se në 2025-ën ng...
  • Tradhti brenda pushtetit? Reagon djali i Maduros: Historia d...
  • Sekreti i një shtëpie të lumtur për fëmijët, shenjat që treg...
  • Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i Trump: B...
  • Beteja të mëdha, por edhe ndryshime jetike! Meri Gjini bën p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.