E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nuk mori pjesë në seancën paraprake të GJKKO, Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Veliajt: U njoftua në kohë, por refuzoi të dalë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj se vonesa e eskortës shoqëruese të Policisë së Burgjeve ishte shkaku i mosparaqitjes së tij në seancën paraprake të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Sipas Drejtorisë, mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në kohë në ambientet e IEVP Durrës, ndërsa Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Reklamë

Drejtoria thekson se çdo ndryshim ose vonesë e procesit i njoftohet zyrtarisht gjykatës dhe nga ana e saj nuk ka pasur pengesa për zhvillimin normal të seancës.

DEKLARATË PËR SHTYP

Reklamë

Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë