Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në...

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS...

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen...

Protesta masive në Kubë pas mungesës së karburantit dhe...

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e territorit mund...

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli Hënes

Tragjedi! Pesë turistë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje

“Kush dëmton shtetin, paguan nga xhepi”, deputeti i PD Bujar Leskaj depoziton projekligj në Kuvend

5 Janar 15:55

Zyrtarë apo punonjës të administratës të cilët marrin vendime në dëm të qytetarëve do të duhet të paguajnë nga xhepi i tyre dëmshpërblimin. Në Kuvend, deputeti demokrat Bujar Leskaj ka depozituar një projektligj ku parashikohet se çdo dëm i bërë me dashje ndaj pasurive publike do të kompesohet nga vetë zyrtarët apo punonjësit që e shkaktuan.Në dokument, theksohet se ky projektligj synon të rregullojë marrëdhënien midis institucioneve dhe punonjësve të tyre.

“Efektet e këtij ligji shtrihen mbi përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë, si dhe çdo personi apo subjekti që kryen funksione shtetërore ose funksione të deleguara, gjatë kohës së punësimit ose të marrëdhënies së punës me subjektin publik në; Njësitë e qeverisjes së përgjithshme, në ndërmarrjet shtetërore dhe në shoqëritë tregtare ku shteti zotëron mbi 50 përqind të aksioneve”, thuhet në Projektligjin “Për Përgjegjësinë Financiare të Punonjësve Publikë”.

Projekligji thekson se sa i përket pasurive publike preken disa sektorë duke nisur nga të mirat materiale, e deri tek vendimet që sjellin dëme në kurriz të qytetarëve.

“Përgjegjësia e plotë: Aplikohet kur dëmi shkaktohet me dashje, si pasojë e një vepre penale, ose kur punonjësi është në gjendje të dehur.

Përgjegjësia e kufizuar: Kur punonjësi ka bërë përpjekje për të zvogëluar pasojat e dëmit.

Përgjegjësia e përbashkët: Për anëtarët e organeve kolegjiale që votojnë pro një vendimi që sjell dëm pasuror.

Përgjegjësia e rënduar: Për humbjen e aktiveve me karakter sensitiv, si armatimet, municionet apo materialet luftarake”, thuhet në projektligj.

Megjithatë, nuk janë subjekt i këtij ligji gjyqtarët dhe prokurorët, për vendimmarrjet e tyre vetë për aq kohë sa janë duke ushtruar detyrën si të tillë. Drafti gjithashtu parashtron se çdo zyrtari apo punonjësi i garantohet e drejta për t’u informuar, për të paraqitur prova dhe për t’u mbrojtur me avokat. Vlerësimi i dëmit do të bëhet me çmimet aktuale të tregut, dhe shlyerja mund të realizohet edhe përmes ndalesave në pagë, të cilat nuk mund të kalojnë 25% deri në 35% të pagës mujore./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bujar Leskaj Buxheti i Shtetit projektligj

Nga e njëjta kategori

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e kapitujve të BE duhet të nisë këtë vit, anëtarësimi në 2030 objektiv real

më shumë...

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS dhe PD! Debate mes socialistëve

më shumë...

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen tre persona

më shumë...

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen me urgjencë drejt Traumës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

6:30

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli...

5:59

Tragjedi! Pesë turistë italianë humbin jetën gjatë...

5:46

Trump zbulon detaje nga biseda me Xi...

5:35

IKMT shemb objekte ndërtuar pa leje brenda...

5:25

Njihuni me opsionin më të ri në...

5:18

PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin...

5:01

PS-PD votuan unanimisht projekt-rezolutën për integrimin në...

4:52

Presidenti Begaj pret në takim ambasadoren e...

4:51

PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për...

4:47

U zhduk gjatë stërvitjes në Marok, gjendet...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Tritoli tek biznesi i Noyzit, i penduari i drejtësisë Artan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.