Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kritikoi Bashkimin Europian për procesin e integrimit. Për Zaev, mos caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE është një zhgënjim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi të dy vendet i kanë përmbushur reformat e kërkuara.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Shumë rrugë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë të përbashkëta, po ashtu edhe rrugëtimin për në BE e kemi të përbashkët. Edhe pse morëm një zhgënjim për arritjet e fundit nga BE, edhe pse ajo është rrugëdalja e vetme e të 2 shteteve për integrim, të 2 vendet e meritojnë të vazhdojnë rrugëtimin në Bashkimin Europian. Gjithsesi ne po vazhdojmë konsultimet për të përfunduar këtë problematikë që në fakt nuk e dimë se çfarë problemi është, sepse jemi shtete mike, por po punojmë që të gjejmë një zgjidhje dhe shpresojmë që të integrohemi sa më shpejt.

 

Bullgaria është vendi që po mban peng integrimin e Maqedosisë së Veriut, por Zaev është i bindur se kjo pengesë do të kapërcehet pasi dy shtetet shumë shpejt do të nënshkruajnë një marrëveshje miqësie.

 

Duke u ndalur tek takimi i radhës për Minishengenin Ballkanik që do të mbahet në janar, kryeministri Zoran Zaev bëri një apel për Kosovën.

 

Përderisa po flasim për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë duam t’i bëjmë thirrje Kosovës t’i bashkëngjitet kësaj iniciative për të mirat e rajonit. Shpresoj që edhe Mali i zi dhe Bosnja Hercegovina t’i bashkohen kësaj iniciative pas Kosovës.

 

Deklaratat kryeministri Zaev i bëri nga Bashkia e Pustecit ku vizitoi nxënësit e komunitetin maqedonas të cilëve u dhuroi libra për mësimin e gjuhës amtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *