Zoran Zaev propozon mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Maqedonine e Veriut.
Kryeministri Zaev gjate nje deklarate per mediat nga Shkupi deklaroi se Brukseli i beri nje padrejtesi vendit te tij duke mos hapur negociatat per anetaresim ne Bashkimin Europian.
Ai tha se Maqedonia e Veriut kishte plotesuar te gjitha kushtet qe iu ishin lene nga Unioni, por edhe kjo nuk vlejti per te marre nje “PO”.
Ky sipas, Zaev eshte nje gabim historik i Brukselit.
Nisur nga kjo situate, shtoi Zaev, te dielen ne takimin e therritur nga Presidenti Pendarovski, ai do te propozoje zhvillimin e zgjedhjeve te parakoshme parlamentare.
Pavaresisht zhgenjimit te madh, Zaev shtoi se enderra proeuropiane e Maqedonise se Veriut nuk do te shuhet.





