Ambasadorja e Shteteve të Bashkura të Amerikës, Yuri Kim reagoi këtë të martë për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me anë të një postimi në “Tëitter”, Kim garantoi mbështetje nga ana e SHBA për të vijuar më tej reformat.

 

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *