Xhesika ka diskutuar me fermerët e tjerë sherrin mes saj dhe Robertit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Këngëtarja është shprehur se ajo tashmë është sqaruar dhe e ka qartësuar situatën se përse ka reaguar në atë mënyrë.

“Ne argumentuam, unë dhash anën time të historisë se përse reagova ashtu dhe arsyen pse reflektova ashtu”, tha Xhesika.

Ndërsa Çiljeta është shprehur se të gjithë duhen të maten para se të flasin.

“Unë mendoj se të gjithë këtu, duhet të maten para se të flasin sidomos ju që jeni më të vegjël, por edhe ne pa diskutim, para se të flasim duhet të matemi pak. Ne të dyja kemi 100 vjet dhe se marrim për keq. E mira është të matemi pasi ta merr tjetri dhe për lojë dhe hyn në lojë vet dhe ta kthejnë ashtu siç do vet”, tha Çiljeta.

Ndryshe nga Çiljeta, Floriani i ka thënë asaj se ajo është një person që nuk mban një qëndrim, pasi nga njëra anë pati debat me Robertin ndërsa nga ana tjetër i dërgonte puthje. Ai e ka këshilluar atë më pas të sqarojë situatën me Robertin dhe të mbajë një qëndrim.

“A ke mbajtur një qëndrim për këtë që ndodhi? Ajo e Robertit dje ishte për të mbajtur qëndrim në grup dhe jo t’i çosh puthje, më bëri shumë përshtypje”, tha Floriani.

Qëndrimi i Robertit duket se e ka acaruar Xhesikën, e cila është shprehur se nëse gjëra të tilla ndodhin sërish do të jetë ajo vetë  që do të marrë përdore Robertin dhe do e nxjerri jashtë.

“Nëse Roberti e bënë rrugë, Roberti del vet zemra, e marr unë për dore dhe e nxjerr jashtë”, përfundoi Xhesika. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *