Kreu I Bashkisë Kamëz ,Xhelal Mziu ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me argumentin se nuk e ka një platform për zhvillimin e kryeqytetit.

 

Në një postim në “Facebook”, Mziu e akuzon Veliajn se ka evituar problemet e kryeqytetit dhe se merret me problemet e bashkive që drejtohen nga demokratët.

 

Por krahas këtyre akuzave, Mziu ndalet dhe tek zgjedhjet e 30 qershorit. Ai thotë se ato nuk do të zhvillohen në këtë datë por në 20 tetor.

 

Reagim I Bashkisë Kamëz

Erjon Veliaj një tellall I punësuar

Erjon Veliaj, ka vijuar parantezat e Tij në takimet e mbyllura elektorale për të vetë shpallurën kandidaturë për Bashkinë Tiranë.

I vetëdijshëm pa një platformë zhvillimi për kryeqytetin “Lali Eri” bredh sa në një fshat në një tjetër duke I quajtur banorët qytetarë të barabartë me kryeqytetasit dhe I premton që data 30 Qershor është data e votimeve si shoku “Enver” dikur nën diktatin e Diktaturës së Proletariatit.

“Lali Eri” ka me qindra e mijëra probleme për të zgjidhur në kryeqytet dhe e kalon vëmëndjen e të interesuarve për hallet e tyre në Kamëz dhe në çdo Bashki që qeveriset nga Partia Demokratike.

Por me që jemi Njësi Administrative kufitare edhe pse Ti ,”Erjon” merr më shumë se gjysmën e buxhetit të qeverisë “Rama” dhe pse takson nga mëngjesi deri në darkë bizneset e çdo lloji dhe pse gjobit në të njëjtin interear kohor qytetarët e kryeqytetit, gjen kohën dhe merresh me shpifjet ndaj kolegëve të Tu.

Sa për ilustrim po të tregojmë disa krahasime reale me rrugët që janë ndarëse ndërmjet dy Njësive tona, Kamëz dhe Tiranë dhe do të shohësh ndryshimet.

Jo vetëm krahasimet dhe ndryshimet e thella që ndodhin midis nesh, ndërsa Ti në moton e punës Tënde ke të merresh dhe të shpifësh për kolegët të cilët në ndryshim nga Ty edhe pse Qeveria Jote nuk jep asnjë qindarkë për Bashkinë Kamëz, kanë vullnetin dhe përgjegjësinë të administrojnë me ligjshmëri atë ç’farë qytetarët e Kamzës kanë nevojë.

Po ju informojmë se Bashkia Kamëz në ndryshim nga Ty me një buxhet ndoshta 10 herë më të ulët se buxheti I bashkisë që TI drejton realizon brënda një territori 200 investime në vit dhe ku më tepër se 60% e këtij buxheti shkon në këtë zë.

Ndërsa TI “Lali Eri” ndryshe flet dhe ndryshe vepron kujdes me skandalet që po të shoqërojnë kudo dhe njëri pas tjetrit.

Së fundmi ke marrë dhe statusin e Kryetarit Tënd të Partisë duke deklaruar kudo dhe të publikuar në Media se TI je përcaktuesi I fituesve të kandidatëve në Bashkinë Kamëz, Shkodër, Mallakastër, Përmet, Lezhë, Pogradec e kudo që TI nuk fiton dot kurrë.

Duke të vlerësuar për pozicionin e Ri të punësimit, Zgjedhje me 30 Qershor 2019 nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë

#ShihemiNeZgjedhjetRealeTe20Tetorit2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *