Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri me dije se Shqipëria do të ketë kontingjentin e saj të ri në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.


Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja shkruan se trupat që shërbyen për 6 muaj atje mbërritën mbrëmë në Tiranë, shëndoshë e mirë.

“Shqipëria do të ketë kontingjentin e saj të ri në grup-batalionin e NATO-s në Letoni. Ceremonia e ndërrimit të trupave u zhvillua pak ditë më parë në Camp Adazi, ndërkohë që trupat që shërbyen për 6 muaj atje mbërritën mbrëmë në Tiranë, shëndoshë e mirë. #ËeAreNATO”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *