Aplikacioni WhatsApp do të fusë së shpejti opsionin për të fshirë mesazhet e dërguara gabimisht në kontaktet tuaja.
Këtë fakt e ka bërë me dije kompania mëmë Facebook, që zotëron dhe aksionet e këtij aplikacioni kaq popullor.
Në përgjigje të interesimit të konsumatorëve pas lajmit të publikuar në media, WhatsApp ka njoftuar se opsioni i ri do të dalë fillimisht në telefonat e tabletët iOS të Apple, i cili do te aktivizohet menjehere pas perditesimit te sistemit te operimit.
Kjo do ti krijojë mundësi miliona përdoruesve që të fshijnë mesazhet e dërguara gabimisht te persona të tjerë gjatë komunikimit.





