Një 44-vjeçar, baba i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cerrik.

 

Sipas policisë viktima është shtetasi me iniciale A.T, me detyrë roje në këtë objekt, ku dyshohet se shkak i vetëflijimit të jetë bërë gjendja depresive që po kalonte prej disa kohësh.

 

Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se 44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë. Për fatin e tij të keq Belgjika humbi.

 

Ndërkohë nē Cerrik atë të gjithë e njihnin për një njeri të thjeshtë dhe rrallë linte para në lloto por me shuma shumë të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *