Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Vuçiç: Nuk ka kurrfarë diskutimesh që serbët të lirojnë ndërtesat në veri të Kosovës

8 Shtator 19:08

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të premten se nuk po bëhet asnjë diskutim që serbët t’ua lënë ndërtesat atyre që nuk i kanë takuar ndonjëherë.

 

Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, në ditën kur pritej të skadojë afati dy javor i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për zbatimin e vendimit për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe.

 

Në ndërtesën e diskutueshme veprojnë katër institucione që financohen nga qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe i ashtuquajturi Qarku Administrativ i Mitrovicës.

 

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës dhe zyrtarë në Beograd kanë thënë se nuk do të lirojnë ndërtesën komunale që menaxhohet nga strukturat e Serbisë në Mitrovicën e Veriut dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel. Ata i kanë bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që, siç thanë ata, “të parandalojë regjimin e Prishtinës që të përshkallëzojë situatën dhe të shkaktojë tensione shtesë që mund të kenë pasoja të paparashikueshme në terren”.

 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës të bashkërendohet për të gjitha veprimet që lidhen me komunat veriore, duke theksuar se vendimi i autoriteteve në Mitrovicën e Veriut bie ndesh me përpjekjet për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

 

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha një ditë më parë pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në selinë e NATO-s në Bruksel, se është thelbësore të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në veri të Kosovës ndërsa i kërkoi autoriteteve në Prishtinë të bashkërendohen me mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet në veri.

 

Bashkimi Evropian ka njoftuar datën 14 shtator për një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale ndërmjet të dyja vendeve.

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet, të cilat sipas tij po grumbullohen. Ai tha se Serbia ka treguar vullnet të mirë duke biseduar me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, që të jenë gjithmonë të gatshëm të pranojnë dialogun, si dhe për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në veri.

 

Që nga fundi i muajit maj të këtij viti tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta që kur kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.

 

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parashikon pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe ka rënë dakort për organizimin e zgjedhjeve të reja. Autoritetet në Kosovë thonë se procedura përmes peticionit do të ishte mënyrë më demokratike dhe do të siguronte pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, por ende mbetët e paqartë nëse serbët do të përdorin peticionin për të larguar kryetarët aktualë./VOA/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
kosove kurti Serbi situata ne veri Vucic

Nga e njëjta kategori

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia, për pak më vdiq gruaja! Sot jemi më keq se në vitin 1990

më shumë...

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon Berishën: Tradhtar i demokratëve dhe i opozitës

më shumë...

“Po paraqesin video të rreme për protestat”, Rama: Irani i përfshirë në fushatën e dezinformimit ndaj Shqipërisë

më shumë...

One thought on “Vuçiç: Nuk ka kurrfarë diskutimesh që serbët të lirojnë ndërtesat në veri të Kosovës”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    September 8, 2023 at 8:47 pm

    ËH MORE VUÇIQ ZERI KRIMINEL I KRYEKRIMINELIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ TË KA
    KALUAR KOHA DHE T’KA SHKALLMUAR MOHA QË PAS QEREK SHEKULLI A QAS OUH
    HENDEK TEMPULLI; A, PËRMES FALLCEVE EDHE TALLCEVE, MË FASHISTE O NACISTE
    QË PAKICËN KOLONISTE SERBE TË SJELLUR EDHE PJELLUR NGA FASHIZMI KANIBALË
    RUSO SERBO JUGOSLLAVE AH, SËBASHKU O CA ALEATË EUROPE VALEZHVATE ROPE
    DHE KOPE; ME FANTAZMA, KRAKAZMA PËR RIKTHIMIN OR RIKRIMIN E TERRORIZMIT
    GJERË HOLOKAUATE MË GJENOCIDALE, QË NA KENI SHFAROSUR, ZHVARROSUR MBI
    80% SHQIPTARISË; A PRAPË KËRKONI, TENTONI 100% TERË PELLAZGO ILIRO MBARË
    SHQIPTARISË; PO MORE HORRE; PA I PAGUAR TË GJITHA MASAKRAT DHE KASAPRAT
    NGA JU, KASAPË OR SATRAPË RUSO SERBË ËH PUSO VËRBË, NUK DO ARRINI AS NUK
    DO MBRRINI KURRËN KURRËS SEPSE, QE PSE: GJAKU DHE PRAGU I SHQIPTARISË, QË
    NGA TUNA E GJERË TEK BUNA, QE NGA DETI ADRIATIK, DETI JON DHE DETI I ZI OUH,
    TRI DETE, TË GRIRË Q’NA TRETË, DUKE I MBUSHUR EDHE PRUSHUR, PLOTË O PLOTË
    TRUPE MOJ TURPË, PLISA TË BARDHË DHE PRISA TERË ZBARDHË, DHE PLOT O LOTË
    ME GJAK TË MBARË SHQIPTARISË, DUKE TERË E GJERË KËTO TROJE TONA NËN PLOJE
    MË ZEZONA, NGA MASAKRA, KASAPRA MË HOLOKAUSTE GJENOCIDALE A HORROR-
    MAMUZDE ETNOCIDALE, PËR SHFAROSJEN, ZHAVROSJEN TOTALE, GLOBALE OH, MË
    KANIBALE; QË PËR KËSO KATRAHURRA NA PËSO VATRA SHKURRA; ARDHACAKËT TË
    RUSISE AH PUSISË, NUK DO MUNDENI AS NUK DO TUNDENI TË QENDRONI AS O TË
    JETONI, AS SI FQINJË T’PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË; AUH, PELLAZGO ILIRO
    MBARË SHQIPTARISË!! NGA REFUGJATË TË LUFTËS TROJE SHQIPTARE O TERORIZUAR
    PREJ FASHIZMIT RUSO SERBË AH, PUSO VERBË, TERË TËRBIM PËR MERGIM PAKTHIM
    GJERË AMSHIM NGA KOTËBOTA SHQIPZARE O NA-GOLGOTA SHQIPTARE! MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.