Subscribe

Nje i ri ka mbetur viktime e konfliktit banal ne Vlore. Fabjon Veizaj, 23 vjeç, u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Ribaj dhe shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë shitja e një automjeti. Sipas policisë, viktima ishte në shtëpinë e tij ne fshatin Vranisht dhe u telefonua nga autori i ngjarjes me te cilin kishte shoqëri. Ribaj i kishte shitur makinën Veizajt dhe ky i fundit nuk i ka dhënë paratë për të cilat kishin rënë dakord më herët. Mësohet se dy të rinjtë, Fabjon Veizaj dhe Mario Ribaj kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin, një natë më parë. Gjithçka mendohej se ishte mbyllur, por këtë të premte ndaj Veizajt eshte derdhur breshëria e plumbave te kallashnikovit, para derës së shtëpisë. Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe, por ende nuk ka mundur te prangose vrasësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *