24 ushtarë izraelitë janë vrarë këtë të martë në rripin e gazës duke shënuar  kështu numrin më të madh të viktimave izraelitë brenda një dite pas 7 tetorit kur nisi konflikti.

Zëdhënësi i ushtrisë  Daniel Hagari bëri të ditur se ushtarët u vranë kur një ndërtesë e minuar u shemb nga granatat që hodhën militantët e Hamasit. Më herët tre u vranë edhe tre ushtarë në një tjetër sulm në jug të rripit të Gazës.

“Dje ne përjetuam një nga ditët më të vështira që kur ka nisur lufta. Në emër të heronjve tanë të rënë, e për hir të jetëve tona në nuk do të ndalemi së luftuari deri në fitore absolute”, tha Netanyahu.

Vdekja e ushtarëve vjen në një kohë që ushtria po zhvillon fushatën më të madhe tokësore në qytetin e Khan Younis në rripin e gazës, pranë zonave ku strehohen mijëra njerëz të larguar nga veriu.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer sulme të reja ajrore kundër shënjestrave të rebelëve të Huthit në Jemen me qëllim mbrojtjen e qarkullimit të lirë të mallrave në detin e kuq.

Rebelët e Huthit, të mbështetur prej Iranit, kanë shënjestruar anijet tregtare, që besojnë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin dhe pavarësisht përgjigjes së perëndimorëve, kanë deklaruar se nuk do të ndalen. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *