Kanë dalë detaje të reja nga analizat-mjekoligjore të zhvilluar mbi eshtrat e Antoinella Salamone e cila u vra mizorisht bashkë me dy djemtë e saj Kevin dhe Manuel 15 dhe 5-vjeç, nga bashkëshorti, vajza e saj 17-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, gjatë një riti ekzorcizmi.

Gjatë hetimeve të policisë rezultoi se 17-vjeçarja kishte shkëmbyer disa mesazhe me miqtë e saj. Ndërkohë ajo ka thënë para prokurorëve se e vrau nënën dhe dy vëllezërit e saj p[ër t’i shpëtuar, pasi ishin “pushtuar” nga demonët.

Çfarë kanë nxjerrë hetimet

Deri tani mendohet se gruaja e familjes mund të jetë vrarë ndërmjet  datave 8 dhe 9 shkurtit, e më pas është djegur dhe varrosur në kopsht, ndërsa fëmijët janë torturuar dhe më pas u mbytën natën e 9 shkurtit.

“Ne do të shlyejmë mandatin tonë për shkak të problemeve që lidhen me organizimin e punës së firmës”, njoftuan avokatët Vincenzo dhe Sergio Sparti që mbrojnë Sabrina Fina dhe Massimo Caradente, çifti që ndihmoi Barrecën në ekzorcizmin që më pas përfundoi me vrasjen e gruas dhe dy djemtë. Familjarët e çiftit kanë gjetur tashmë avokatë të rinj.

Roli i 17-vjeçares në krim

17-vjeçarja sëbashku me babain dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë kanë torturuar dhe më pas djegur trupin e nënës dhe të dy vëllezërve. Ndërsa në momentin e arrestimit ajo ka qenë e qetë në gjumë dhe më dy telefonat e vëllezërve pranë, të cilët i kishte marrë që ata të mos kërkonin ndihmë.

Gjithashtu policia raporton se 17-vjeçarja pas krimit kishte shkëmbyer disa mesazhe me miqtë e saj.

Rituali i pastrimit

Rituali i pastrimit nga djalli i Salamones dhe djalit të saj të vogël, i shtrirë më pas edhe tek Kevini, kishte filluar në fillim të janarit. Nëna e dy djemve, duke ndjerë se të tre do të ktheheshin nga lutja në dhunë, u përpoq të kundërshtonte nismat e tyre dhe për këtë arsye u vra e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *