Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Mirditë.

 

Vrasja ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasu E.Z., 34 vjeç, banues në Kurbin.

 

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Ndërkohë nga ana e forcave policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *