Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish-punonjësin e një pike bastesh në Tiranë, Blendi Teta në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.

 

Masa për 39-vjeçarin Teta, të vetmin të arrestuar për vrasjen e ish-efektivit Malko, është dhënë këtë të premte, pasi dosja kaloi për kompetencë në këtë prokurori.

 

Informacionet bëjnë me dije se përveç këtij fakti bazuar edhe në përgjimet telefonike dhe pamjet e kamerave dyshohet se i arrestuari ka ndjekur lëvizjet e viktimës dhe ka informuar autorët duke ndihmuar organizimin e atentatit.

 

Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *