Subscribe

Institucioni i fundit i sistemit te drejtësisë se reformuar, qe u krijua pas ndryshimeve kushtetuese te korrikut 2016 Inspektori i Larte i Drejtësisë, pritet te ngrihet javën e ardhshme.

 

Pasi është çelur 3 here gara per ketë post, tashme është plotesuar numri minimal prej 5 kandidatesh qe synojnë te jene Inspektor i Larte i drejtësisë dhe neser Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi do te hartoje e miratoje renditjen përfundimtare me piket per secilin prej garuesve.

 

Kjo liste do ti çohet me pas parlamentit e pritet qe te mërkurën ne 18 dhjetor qe është seanca e fundit per kete vit, deputetet te zgjedhin inspektorin e larte te drejtësisë.

 

Ashtu si per anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe prokurorin e përgjithshëm nese parlamenti nuk arrin te siguroje 84 vota brenda 30 diteve, kandidati i renditur i pari behet automatikisht inspektor i larte i drejtësisë; por mazhoranca nuk ka asnje problem votash kështu qe ne 18 dhjetor merr fund procesi i ngritjes se institucioneve te reja te drejtësisë.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka si detyre verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

 

Mungesa e ketij institucioni beri te pamundur gjate 3 viteve masat ndaj gjyqtareve e prokuroreve, e per kete arsye kryeministri Edi Rama foli per beteje kunder KCK dhe mazhoranca hartoi ndryshime ligjore qe I japin përkohësisht keto kompetenca keshillit te larte te prokurorise dhe atij gjyqesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *