Subscribe

 

Kryebashkiaku i Tiranës kërkon votën e qytetareve, per nje mandat te dyte te qeverise Rama, si garanci qe investimet ne Tirane te vazhdojnë.

 

“Po të kemi Sajmirin këtu në Kombinat, Edi Ramën në qeveri, kolegët e tjerë në të gjitha njësitë që përveshin mëngët dhe i shtrohen punës, ajo që kemi bërë në Tiranë nuk është asgjë me çfarë do të bëjmë në dy vitet e tjera. Ndaj mesazhi është i qartë: kush do që Tirana të vazhdojë me punën, të vazhdojë me progresin dhe të vazhdojë me investimet ja ku e ka Sajmirin, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”

 

I shoqëruar nga Saimir Tahiri, Veliaj inspektoi fillimin e punimeve ne bllokun “Misto Mame” ne Kombinat. Kreu i bashkisë tha se ky investim do te rrisë disa here vlerën e pronës.

 

“Ka qenë një kërkesë prej dy vitesh e Sajmirit që të përfundonim një projekt, i cili transformon 35 hektarë të një lagjeje që është ndërtuar me djersë gjatë gjithë viteve ‘90-2000. Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, në mënyrë që deri në fund të vitit të sigurohemi që, ashtu si lagja “Shushica” te Njësia 5 apo lagja “Besa” te Bregu i Lumit dhe shumë hapësira që ku ka vënë dorë bashkia, të kemi mundësi që të sjellim urbanizim edhe zonën e Kombinatit.”

 

Kreu i bashkisë tha se fushata zgjedhore nuk do te ndërpresë punimet ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *