Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar kyreministrin Edi Rama se po vijon të mashtrojë në lidhje me çështjen e rrogës së punonjësve të institucioneve për banorët e prekur nga tërmeti.

 

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se ka qenë qeveria ajo që urdhëruar mbajtjen e rrogave dhe për këtë gjë ajo I referohet një urdhëri të nxjerrë në datë 27 ku policët e Shkodrës detyrohet që të marrin rrogën të pjesshme.

 

“Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë. Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj edhe një herë Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër. Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *