Deputetja e PD Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushi.

 

Në një dalje për media, pas përfundimit të seancës gjyqësore, Vokshi tha se Kushi nuk ishte e pranishme, për tu përballur me provat dhe faktet që kishte marrë me vete.

 

“Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen”, tha Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *