Subscribe

Zbardhet grabitja e një banke të nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur më 11 korrik, duke u vënë në pranga një person dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.
Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, u arrestua ditën e djeshme si njëri nga autorët e ngjarjes, ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij me inicialet G. Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Shakaj akuzohet se në bashkëpunim me mikun e tij, më 10 korrik, siç duket edhe nga pamjet kamerave të sigurisë kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-“, ngjyrë të bardhë, makinë e cila u përdor për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Vlorë. Gjithashtu, i prangosuri rezultonte një person me precedent të mëparshëm, i akuzuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë në videon e bërë publike nga policia e qytetit bregdetar shfaqen edhe momentet e para, kur personat e armatosur dhe me kamuflazh ushtrie grabisin bankën në qendër të Vlorë, shumë pranë sheshit të “Flamurit”. Sipas inventarit të mbajtur nga ana e auditit, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milionë lekë dhe 33.695 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *