E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë digjet gjatë natës makina e Drejtorit të Shërbimit të Provës

Një tjetër automjet është djegur gjatë natës duke u gdhire e diela në qytetin e Vlorës. Sipas policisë makina e përfshirë nga flaket është një “Audi”, në pronësi te 30-vjeçarit Taulant Korkaj, drejtori i shërbimit të provës. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:35, në lagjen “Isa Boletini’’ në qytetin bregdetar, teksa ajo ishte e parkuar.

 

Dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht çka ka shkaktuar edhe djegien në pjesën e përparme të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve ndërsa po hetohet ne te shkuarën e pronarit te makinës. Djegia e mjeteve është rast i përsëritur ne qytetin e Vlorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë