Ish presidenti Bujar Nishani ka njoftuar se pasditen e ditës së shtune do I bashkohet demokratëve në “Foltoren” e ish kryeministrit Berisha në Vlorë.

Nishani shkruan se demokratët e Vlorës u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.

“Nesër pasdite, të shtunën në 18:00, do t’i bashkohem demokratëve të Vlorës në Foltoren e Z. Berisha.
Demokratët e Vlorës që i rezistuan terrorit të 1997, u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.
Sot është përsëri dita që Vlora t’ja bëj edhe njëherë “fora”, shkruan Nishani në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *