E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës, parashikimi i motit, 3 Maj 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë