Subscribe

 

Institucionet financiare ndërkombëtare vijojnë të vënë theksin tek kriza politike dhe efektet qe ajo pritet te japë në ekonomi. Kësaj radhe shqetësimi është përcjellë nga kompania prestigjioze e vlershmit “Moodis”, e cila  në raportin e radhës për ekonominë shqiptare ka evidentuar  se nëse zgjedhjet dhe destabiliteti politik do të zgjasin,  atëherë efekti në ekonomi do të jetë i pashmangshëm.

 

“Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në rast se shoqërohen edhe me destabilitet politik, mund të sjellin një shtyrje të reformave. Ngadalësimi i tyre do të krijojë probleme edhe për uljen borxhit, fakt ky i cili mund të shoqërohet edhe me një zhvlerësim për ekonominë në vijim.”

 

Kompani më e madhe e vlershmit konfirmoi B1 nivelin për Shqipërinë, fakt ky i cili tregon për një qëndrueshmëri fiskale. Në raport analizohen edhe faktorët e riskut si dhe vlerësimet e fokusuara në katër shtylla, ku evidentohet konsolidimi fiskal.

 

Por sfidë mbetet ulja e borxhit publik edhe pse ka tendenca rënëse, stoku i lartë i kredive më probleme, lufta kundër korrupsionit etj.

 

Sa i përket rritje ekonomike “Moodis” konfirmon se për vitin 2017 ajo do të jetë 3.5 %. Raporti vijon më tej duke evidentuar se zhvillimet pozitive pritet të rriten me afrimin e vendit me Bashkimin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *