Subscribe

Efektet ekonomike të pandemisë kanë detyruar qeverinë të rishikojë të gjithë treguesit e buxhetit, ku më kryesori deficiti dhe borxhi publik të arrijnë nivele rekord të pa njohura më parë.  

Të ardhurat nga taksat dhe tatimet pritet të shënojnë një rënie prej 14 %,  ku rënien më të madhe e ka tatimi mbi fitimin, të ardhurat personale si dhe sigurimet shoqërore, tregues këto që japin një tablo pesimiste të aktivitetit të biznesit dhe tregut të punës.

E teksa të ardhurat janë në rënie, shpenzimet kanë shënuar rritje me 5.4% krahasuar me buxhetin e fillim vitit. Qeveria nuk e ka luksin për të shkurtuar shpenzimet, ndaj investimet kanë shënuar rritjen me të madhe, shoqëruar edhe fondin rezerve për të përballuar  pasoja t e Covid 19 si dhe procesi I rindërtimit.

Nisur nga këto tregues, deficiti buxhetor, hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve  të arrijë shifrën rekord prej 1 mld euro, ndërsa borxhi publik pritet kap nivelin e 80% të PBB.  

Por këto shifra I referohen situatës aktuale dhe nuk përfshijnë skenarin për një rikthim të dytë të valës së të infektuarve apo mundësinë për të marrë masa shtesë kufizuese nga ana e qeverisë. Të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare flasin se ekonomia shqiptare do ta vuajë pasoja të forta nga pandemia, ndërsa parashikohet se në vitin e ardhshëm ekonomia do të ndryshojë kurs, duke dhënë sinjale rritjeje.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *