Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një grua 57-vjeç nga Kumanova.

 

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rasti është diagnostikuar mbrëmjen e së shtunës. Po ashtu, në klinikën e infektivit po kurohet edhe djali i viktimës, që është i moshës 33-vjeç.

 

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”, tha Venko Filipçe.

 

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 114 persona me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *