Subscribe

Koronavirusi vijon të infektojë njerëz në Shqipëri. Nga testet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 52 të prekur të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë”, tha Rovena Daja, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë në daljen e saj për mediat.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *