Një 69-vjeçar i identifikuar si Ismet Domeri, nga fshati Shalës, bashkia Konispol është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se Ismet Domeri duke qenë me bagëtitë e tij në mal për shkak të temperaturës së lartë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar
Kanë qenë shokë të tij atje në mal që e kanë gjetur dhe menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se nga rënia 69-vjeçari ishte goditur keq në kokë dhe gjoks duke pësuar një traumë të dukshme.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, dhe për shkak të gjendjes kritike 69-vjeçari për mjekim më të specializuar u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
/vizionplus.tv





