E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 8 orë më parë
Bota

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku dhe frike! Turistët përjetojnë tmerrin LIVE

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka tronditur zonën pranë ishullit Padar në Indonezi, duke shkaktuar momente paniku mes turistëve që ndodheshin në zonë.

Lëkundjet e forta u ndjenë në ishull dhe në zonat përreth, ndërsa turistët reaguan të alarmuar. Momente nga ngjarja janë filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale, duke treguar frikën dhe pasigurinë që përjetuan personat e pranishëm.

Reklamë

Nga pamjet e siguruara, dëgjohet një guidë turistike duke u kërkuar njerëzve të ruajnë qetësinë: “Mos u frikësoni!”

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Tërmeti ndodhi të premten, më 14 gusht, në orën 21:58, në një thellësi prej 10. Epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore, në ishullin Flores.

Në zonën bregdetare, dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar. Gjatë natës, bilanci i viktimave u rrit nga ora në orë. Sipas raportimeve, viktimat janë të paktën 20.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë