Të paktën 16 persona janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë profesionale në qytetin Siverek të provincës Şanlıurfa në Turqi, ku një 19-vjeçar hapi zjarr brenda ambienteve shkollore.
Sipas autoriteteve lokale, i riu ka hyrë i armatosur me një armë gjahu dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar panik mes nxënësve dhe stafit. Mes të plagosurve raportohet se ka nxënës, mësues, një punonjës të shkollës dhe një polic.
Lexo edhe :
Related Posts
Është publikuar në mediat vendase momentit kur 19-vjeçari hyn në shkollë dhe fillon të qëllojë pa dallim, duke lënë plagosur në tokë.
#CANLI | İşte lisede saldırı anı
İhlas Haber Ajansı Şinasi İnan detayları aktarıyor @yaprakhirka@sinasiinanhttps://t.co/YJDoVYfFEN
— TGRT HABER (@tgrthabertv) April 14, 2026
Guvernatori i provincës konfirmoi se autori i dyshuar, një ish-nxënës i shkollës, është vetëvrarë gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë brenda godinës. Ai shtoi se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të mesme, ndërsa të tjerët po marrin trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë evakuuar shkollën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë.
/vizionplus.tv






