Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Valencia të Spanjës, ku një bllok apartamentesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Katër persona janë konfirmuar të vdekur, teksa 14 të tjerë janë të zhdukur, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë, por trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

Në mesin e 14 personave të zhdukur që dyshohet se kanë humbur jetën janë edhe turistë të huaj.

Kryebashkiaku i Valencias Maria Jose Catala tha se informacioni për personat e zhdukur ka ardhur nga të afërmit e tyre të cilët nuk kanë mundur ende të komunikojnë me ta dhe të gjitha gjasat janë që të kenë ndërruar jetë.

Zjarrfikësit kanë pranuar se nuk presin të gjejnë të gjallë askënd të bllokuar nga flakët brenda ndërtesës, duke rritur frikën se numri përfundimtar i të vdekurve mund të jetë mbi 18.

Ndërkohë, 14 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët vetëm 6 ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Kryeministri i Spanjës është nisur drejt vendngjarjes ku pritet të mbërrijë rreth mesditës së sotme.

Më herët ai shprehu mbështetjen dhe ngushëllimet për të prekurit nga flakët vdekjeprurëse.

Sanchez tha se ishte i tronditur nga zjarri i tmerrshëm, duke shtuar se ai ishte në kontakt me kryebashkiakun e Valencias dhe zyrtarët rajonalë dhe i gatshëm të ofronte çfarëdo ndihme të nevojshme. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *