Basha dhe Rama vazhdojnë përplasjen në distancë mbi programet qeverisëse dhe jo vetëm.

Fillimisht ishte kreu i qeverise që publikoi një video kur ironizonte premtimet e mëdha të liderit të opozitës. Më pas ky i fundit nxorri një video ne facebook teksa shkruan mes të tjerash se Rama ka nevoje për ca leksione.

 

Basha ka një video për Ramën: Edi Rama, duket se ke nevojë për ca leksione.

 

Teksti i VIDEOS

 

Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.

 

Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.

 

Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës.

 

Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *