Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale ne policine e shtetit.
Vocaj u përballë me gjetjet e komisionit, lidhur me një sipërfaqe toke në Lezhë si dhe një foto e bërë publike në media ku shfaqej nën shoqërinë e Arben Frrokut, ky i fundit i dënuar përjetë për vrasjen e ish komisar Dritan Lamajt.
Po ashtu ndaj Vocajt ishin bere edhe dy kallëzime penale kur ai ishte në krye të policisë në Tiranë e Durrës.
Por pas dëgjimit në seancën e parë dhe gjetjeve që ka bërë, trupa e vettingut ka vendosur konfirmimin e tij në detyrë.