Subscribe

Puccini e shkroi “Messa di Gloria”, kur ishte vetëm 18 vjeç. Ishte koha e diplomimit dhe vepra që do t’i paraprinte gjenialitetit dhe madhështisë së krijimeve që do të vinin më vonë. “Messa di Gloria” vjen për herë të parë në Tiranë nën performancën e orkestrës së Operës dhe Baletit dhe korit të këtij institucioni si një lutje e fuqishme që mbështjell me qetësi. Emri më i ri që ngjitet në skenën operistike të këtij teatri është ai i Ermal Pepës, një tenor i ri, qe do te interpretoje se bashku me baritonin Armando Likaj dhe zërin bas Enricho Marchesini.

Enricho Marchesini: Ky nuk është bashkëpunimi im i parë në Tiranë. Por, ky event është ndryshe. Është një vepër që të përfshin emocionalisht dhe po e shijoj shumë. Qetësia që përcjell muzika e Puccinit dhe zërat tanë shpresoj të mbushin me emocione edhe publikun që i ftoj të vijnë. Unë kam ardhur nga Italia për këtë vepër dhe për të tillë art do të kthehem sërish këtu.

“Messa di Gloria” vjen si premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit mbrëmjen e së enjtes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *