Komisioni i Venecias e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin për presidentin Ilir Meta. Për shumicën qeverisëse opinioni i këtij institucioni tregon se Meta e ka shkelur kushtetutën duke çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe se 30 qershori ishte proces i ligjshëm.

 

Ndërkohë që nga ana tjeter shkeljet nuk konsiderohen aq te renda sa per te shkarkuar presidentin.

 

Anëtari i Komisionit Hetimor për Presidentit, njëkohësisht deputeti i PS-së Adnor Shameti, nga studio e lajmeve në Vizion Plus është shprehur se në lidhje me raportin e Venecias ishin të sigurtë për përgjigjen që morën  dhe se në vazhdim çdo gjë do ta analizojnë me qetësi, duke theksuar se gjykimi për sjelljen e Metës do të jetë në dorë të Kushtetueses dhe të Kuvendit.

 

“Unë dua të sqaroj se ne në Komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës, kemi qenë të qartë në lidhje me veprimin dhe qëndrimin e Metës në lidhje me datën e zgjdhjeve dhe anulimin, per transparencë absolute i jemi drejtuar Venecias dhe ishim të sigurtë për qëndrimin e Venecias. Projekt raporti që do te miratohet në seancë me 12 tetor nuk le asgjë dilemë nëse është shkelur ose jo kushtetuta nga Presidenti. Ky projekt raport thotë se Meta ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet dhe duke caktuar një datë tjetër ka kryer veprime në kundërshtim me kushtetunën, mëgjithëse nuk kishte situata të jashtëzakonshme siç e kërkon kushtetuta, gjithashtu ka shkelur kushtetutën duke mos ju dhënë të drejtë të tjerëve të zgjedhin. Do të bëjm analizimin e të gjithë provave dhe do tja referojmë të gjitha seancës plenare. Ajo që ne projekt raport thuhet është se i takon kuvendit dhe Gjykatës Kushtetueses çmimi i asaj nëse këto shkelje nga ana e presidentit quhen ose jo të rënda.”

 

Shameti gjithashtu ka forlur dhe në lidhje me “po”, e dhënë nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ku është shprehur se ai është optimist në lidhje me këtë përgjigje, dhe se është i sigurtë se dhe Franca dhe Holanda do të jenë pro.

 

“Une jam shumë optimist se do te marrim pergjigje pozitive qeveria e drejtuar nga Rama i ka bere të gjithë detyrat e shtëpisë sa i takon çështjes së integrimit dhe qëndrimet e shteteve anëtare janë individuale përsa i përket Shqipërisë, por pas “po” së Bundestagut besoj se dhe Holanda e Franca me ato dy kushte që i përmendi edhe Soreca me Gjykatën e lartë dhe Kushtetuese dhe me reformën zgjedhore do të japin vendim pozitiv. Lajmi i mirë është se për të dyja këto nuk ka lidhje vendimarrja e qeverisë apo parlamentit.jemi në rrugën e duhur dhe jam optimist që brenda vitit do të kemi gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë funksionale.”

 

Nga studio e lajmeve qëndrore në Vizion Plus deputeti I PS-së e ka quajtur pozitiv faktin që opozita joparlamentare është ulur në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore të thirrur nga OSBE.

 

Ai është shprehur se është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës politike, dhe me një ndikim të rëndësishëm në një nga kushtet e vendosura nga Gjermania për rrugën e integrimit.

 

Në mënyrë kategorike është një gjë per tu vlerësuar ajo që do te miratohet në parlamet,reforma do te miratohet me votat e opozitat qe janë në parlament por ne kemi lenë dhe një vend per atë te opozitës jo parlamentare. Unë e shikoj si një hap të mirë per zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *