Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar pavlefshmëri absolute dhe thekson se vendimi i gjykatës tregoi se që në hapin e parë procedural e administrativ, KQZ ka shkelur kodin zgjedhor dhe ligjin.

 

Kryemadhi në reagimin e saj ndaj vendimit të Gjykatës së Durrësit e cila ka vendosur që të mos pranojë mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, Valbona Sako, ka theksuar se çdo vendim i KQZ është nul.

 

“Nul!

Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.

A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi.

Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *