Subscribe

Projekti i “Velierës” në Durrës ka krijuar sërish përplasje të ashpra në mbledhjen e këshillit bashkiak.

 

Në një pikë të rendit të ditës është kërkuar që këshilltarët të votojnë miratimin e një fondi të posaçëm që është kërkuar nga shërbimi i arkeologjisë për vazhdimin e gërmimeve në zonën A ku ndodhen dy skajet e murit bizantin.

 

Por kësaj kërkese i është i është kundërpërgjigjur këshilltari i PD Armand Teliti, i cili ka akuzuar kryebashkiakun Vangjush Dako se po ben një krim, duke i kujtuar madje edhe burgun.

 

Debatet vijuan edhe në fundin e mbledhjes ku është kërkuar rritja e çmimit të ujit në masën 15 % për abonentët familjarë. Këshilltarët e LSI dhe PD kanë bashkuar votat dhe kane votuar kundër këtij propozimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *