Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

Veliaj nga Njësia 4: “Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet”

2 Korrik 16:20

Në Njësinë 4 në Tiranë, ku u zhvillua takimi i radhës i socialistëve për shpalosjen e platformave të kandidatëve të rinj për kryetar, drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, tha se riorganizimi i strukturave që po ndodh sot, i shërben përgatitjes për fitoren në betejën e radhës në zgjedhjet vendore të 2023.

 

Duke sjellë shembullin e fqinjëve tanë, të cilët nuk arrijnë dot në vendimmarrje as për çështje të rëndësishme, siç ishte ngërçi më i fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Veliaj tha se partia Socialiste duhet të rikonfirmojë mazhorancë të qartë me mbi 50% të mbështetjes në elektorat, si e vetmja garanci që vendi nuk do varet më nga partiçka që bëhen pengesë për çdo projekt.

 

“Dikush mund të thotë se ne i kemi bërë punët kryesore në Tiranë dhe pyet a ka nevojë ta kemi këtë shumicë?” Patjetër që po! Shikoni çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Në Bullgari, vjet u bënë 4 procese zgjedhore, se populli aty nuk e ndante dot mendjen se cila parti duhet të kishte mazhorancën. Pas 4 zgjedhjeve u formua një koalicion me shumë parti, por sapo erdhi tema e parë e rëndësishme, siç ishte çështja e Maqedonisë së Veriut, nuk bënin dot numrat në Parlament për të votuar a duhet ta heqin veton ndaj Maqedonisë, që edhe Shqipëria të futet në BE. Shikoni Maqedoninë e Veriut – edhe ata janë një koalicion me shumë parti. Pasi u hoq vetoja nga Bullgaria, ata duhet të pyesin Parlamentin e tyre: “A jemi dakord me heqjen e vetos me kushtin që na kanë vënë?” Pra, kur nuk ke shumicën, kur nuk e ke në dorë vendimmarrjen, kur nuk e ke timonin, kur nuk ke lidershipin me autorizim të plotë nga populli për të marrë vendime, ne jo vetëm s’do ta kishim ndërtuar dot shkollën “Ardian Klosi” apo lagjen e re te “5 Maji”, por ta harrojmë se do mund të bënim ndonjë punë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

 

Ai vuri në dukje se Tirana nuk e kishte këtë ritëm që ka sot, kur dikur çdo vendim i Parlamentit kushtëzohej nga partitë e vogla.

 

“E mbaj mend atë kohë kur na kryqëzonin në Parlament partiçka të vogla, që na duheshin për të bërë shumicën. Tirana nuk kishte të njëjtin ritëm. Ky ritëm na vjen sot se Edi Rama, Partia Socialiste, ka mandat të plotë për të ecur përpara. Ne duhet të jemi gjithmonë më shumë se gjysma, për t’u siguruar që jemi edhe më shumë sesa gjithë të tjerët. Filozofia jonë është të rritemi si familje. Por nëse filozofia jonë është të rritemi, kundërshtarët tanë kanë pakësimin. Thonë: ‘të heqim këtë se është i Lulit, të heqim atë tjetrin se është i Saliut, kurse ky është i “Foltores”, ky tjetri është i varesë, ai i kundragazit, ky i gazit lotsjellës’. Nuk jam këtu duke qarë hallin e tyre, copë e çikë u bëfshin, se nuk janë filozofia jonë dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë qytet. Thjesht, po them se, edhe me procesin e zgjedhjes së kryetarëve nëpër njësi po japim mesazhin se PS është një parti e hapur, një parti që jo vetëm nuk është lodhur, por përkundrazi, po i shton forcat më shumë për atë që do të jetë e treta e vërteta për Tiranën”, tha Veliaj.

 

Ai nënvizoi se Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm t’i fitojë ato, por të dalë me rezultat të mirë në të gjithë Tiranën.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bashkia Investime njesia 4 qeveria Veliaj

Nga e njëjta kategori

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

më shumë...

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

më shumë...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

6:36

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi, këto 5 shenja Horos...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.