Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Mediat iraniane përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis...

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali...

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë...

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes kampionit të botës në mundje/ Zelimkhan Abakarov: Faleminderit që e ngrite lart flamurin shqiptar, krenar për suksesin tënd! 

24 Shtator 20:00

Zelimkhan Abakarov i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të artë në mundje, duke u shpallur para pak ditësh Kampion i Botës në këtë disiplinë.

 

Nga sot, Abakarov i natyralizuar shqiptar, u nderua me medaljen e mirënjohjes nga qyteti i Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndihet krenar për rezultatin e arritur në Beograd.

“Said dhe Zelim jam shumë krenar për ju! Për të gjithë ata që thonë ‘nga është ky’ apo ‘nga është ai’, dua t’u kujtoj ndjesitë që kemi pasur ne si shoqëri, kur një peshëngritës apo një atlet i yni, garonte për flamurin grek. Jetojmë në një botë globale, ku deri dje Shqipëria ishte vendi që braktisej, sot është vendi ku ka histori suksesi, si vendi i ri jo vetëm i dy mundësve tanë, jo vetëm i Matvei Petrov, kampionit tonë të gjimnastikës, apo i sportistes italiane që na është bashkuar me ekipin e skive, apo Brikenit dhe Luizës, të cilët nuk janë dorëzuar, kanë luftuar, dhe sot me kushte më të mira, dalin kampionë”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se kampionët si Abakarov, Matvei Petrov, Brikeni apo Luiza, duhen mbështetur dhe jo paragjykuar.

 

“Kjo është për të shpjeguar ata (ndonjëherë janë të njëjtët) që shajnë ata që ikin, por edhe ata që vijnë. Duhet të shqetësohen më shumë për jetën e tyre, sesa për suksesin e atyre që sot valëvisin flamurin shqiptar dhe na bëjnë shumë krenarë. Ndonjëherë, njerëzit e papunë, japin mend për punët e të tjerëve, ndërkohë që njerëzit e talentuar janë shumë të zënë duke ngritur lart flamurin, në mos të vendit të tyre natyral, të vendit që kanë adoptuar me zgjedhje. Sot ka njerëz që zgjedhin të jenë pjesë e një skuadre që quhet ‘Team Albania’”, sqaroi Veliaj.

Mundësi Abakarov e mori shtetësinë shqiptare disa javë më parë, në prani të kryebashkiakut Veliaj, në një ceremoni betimi të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërkaq, Veliaj i përcolli mundësit falenderimet e kryeministrit Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Nju Jork.

“Kryeministri ju çon shumë të fala. Ai ndodhet në Nju Jork, duke përfaqësuar Shqipërinë në një tapet tjetër, në atë të Kombeve të Bashkuara, dhe sapo të kthehet prej atij angazhimi, do të organizojmë një ceremoni në Kryeministri”, nënvizoi Veliaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Selim Prizreni falenderoi në veçanti kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë sportit.

“Dua të falenderoj Zelimin që na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve. Sigurisht, një falënderim i madh për kryetarin sepse është ndër të vetmit që e ka mbështetur sportin, është ndër të vetmit që po bën diçka për sportin dhe unë shpresoj që kjo të vazhdojë, sepse kemi një synim: përveç medaljes në kampionatin botëror, synojmë medaljen në Olimpiadën e Parisit 2024. Ky është një premtim që e kemi marrë bashkë me Zelimin dhe shpresoj ta realizojmë”, tha Prizreni.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
medalje Veliaj Zelimkhan Abakarov

Nga e njëjta kategori

Mediat iraniane përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit

më shumë...

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i përgjigjet Ramës: PS duhet të vetëpastrohet, të mbetet pa ndryshqe

më shumë...

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon Taulant Balla: Akti i rëndë e i turpshëm

më shumë...

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para Kryeministrisë, policia procedon 9 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:20

Mediat iraniane përfundoi raundi i parë i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

2:16

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë...

1:51

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.