Talebanët në Afganistan konfirmuan ndarjen nga jeta të Jalaluddin Haqqani, themelues I grupiy terrorist Haqqani I cili konsiderohet një nga më të rrezikshmit në këtë vend.

Shkak të vdekjes së Haqqanit mësohet se ka qënë një semundje e rëndë, edhe pse nuk janë dshënë fare detaje të tjera mbi vendin ku ai është ndarë nga jeta.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Jalaluddin Haqqani dhe grupi militant që ai themeloi ka pasur një bashkëpunim të ngushta me Al Kaeden.

Ky grup terrorist raportohet se ka kryer një numër të konsiderueshëm sulmesh ndaj ushtrisë afgane por edhe ndaj NATO-s.

Grupi terrorist afgan Haqqani prej më shumë se 17 vitesh drejtohet nga djali i Jalaluddin Haqqanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *