Ministrja e Kulturës në Kosovë, Vlora Dumoshi ra pre e hakerave në rrjetet sociale. Këtë të mërkurë, në një llogari me emrin e saj në “Twitter” u përhap lajmi se Ismail Kadare ka vdekur. Sipas këtij postimi, Dumoshi kishte konfirmim edhe nga ministrja jonë e Kulturës, Elva Margariti.

 

“Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti më konfirmoi përmes telefonit lajmin për vdekjen e autorit të madh, Ismail Kadare. Ismail Kadare vdiq në moshën 84-vjeçare.”

 

Menjëherë pas këtij lajmi erdhën edhe reagimet. Ndër ata që reaguan ishte edhe vetë ministrja Dumoshi e cila sqaroi se ai status nuk mbante autorësinë e saj. Dumoshi shpjegoi se ajo nuk ka llogari në “Twitter” dhe se gjithçka është bërë nga dikush tjetër.

 

“Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Tëitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake news. Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Tëitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, sqaroi ministrja në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *